Pajtohen dy familje në Mitrovicë, ja ndërmjetësi i kësaj ngjarjeje!

Mitrovica

Pajtohen dy familje në Mitrovicë, ja ndërmjetësi i kësaj ngjarjeje!

Nga: Maksim Gjokaj Më: 14 korrik 2020 Në ora: 16:55
Pajtohen dy familje në Mitrovicë

Falja është hyjnore e lum ai që din të falë e të jetë i pajtuar duke krijuar vetëm miq e kurrë armiq.

Në fakt kështu mendojmë dhe besojmë e aq më tepër në një shembull konkret ku e mësojmë nga personazhi i njohur Sabi Kaçanolli i cili ka qenë ndërmjetësi i këtij pajtimi mes dy familjeve. E duke qenë se ai jeton larg por i ka takuar me urtësi e atdhedashuri të dy pjesëtarët e familjeve në Kosovë pot dhe në Zvicër, ai ka dërguar në këtë takim faljeje e pajtimi babanë e tij. Ja se çfarë shkruan konkretisht ai në profilin e tij në facebook:

"Ndjenjë e mirë kur shtrihet dora e pajtimit. Sot Mitrovica jonë ka nji mosmarrveshje ma pak. Jam i gzum që pas 13 muajve mundim për një zgjedhje të një mosmarrveshje sot Familja Suma (Rashan) dhe Familja Aliu (Pantinë) ja zgjaten doren njana tjetres. Unë i falenderoj të dy familjet që më nderuan e me pranuan si ndermjetsues te këtij akti madhor per pajtimin nder veti, po ashtu falenderoj miq, shokë e dashamirë qe kontribuan me fjale te mira, une nuk pata mundesi te jem prezent po aty dergova nji burrë qe prej sa me fali Zoti me mësoj per te mirë e ai asht Baba jem Emin- Hyseni-Kaçanolli. Të dy familjeve mundi im u koft hallall se nuk dua me pa shqiptar të perqam mes vete, se sna ka hije me u armiqsue. Na Shqiptart kemi armiq boll."

Një shembull i mirë për tu ndjekur sepse shqiptarët nuk duhet kurrë të jenë armiqë me njëri-tjetrin. Fotot ilustrojnë edhe më shumë me fakte këtë pajtim të dy familjeve.BS.

Image
Familja Suma (Rashan) dhe Familja Aliu (Pantinë)
Image
Familja Suma (Rashan) dhe Familja Aliu (Pantinë)

 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat