7 policë të infektuar me koronavirus në Mitrovicë

Mitrovica

7 policë të infektuar me koronavirus në Mitrovicë

Më: 20 korrik 2020 Në ora: 11:02

Në Policinë e Kosovës në Mitrovicë shtatë pjesëtarë janë infektuar me koronavirus.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar për Metron se  shtatë rastet me Covid-19 janë  në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë.

“Në kuadër të DRP Mitrovicë, gjendja e zyrtarëve policorë është si në vijim; Deri me tani: 07 të Infektuar ( 02 të shëruar) 05 mbesin aktiv! Ndërsa në vetëizolim ishin 21 zyrtar, nga këta 15 vazhdojnë ende në vetizolim”, tha Zahiti për Metron.

Zahiti shtoi se 21 zyrtarë të tjerë kanë qenë në vetizolim, nga ta 15 vazhdojnë ende të jenë në vetizolim.

Kujtojmë, që dje nga Mitrovica janë konfirmuar edhe gjasthtë raste.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat