Reagim i Këshillit të lagje së boshnjakëve: Deri kur kështu – tash e 21 vjet ne banorët e veriut të shtetit të Kosovës kemi mbetur në mëshirën e fatit - Bota Sot
Reagim i Këshillit të lagje së boshnjakëve: Deri kur kështu – tash e 21 vjet ne banorët e veriut të shtetit të Kosovës kemi mbetur në mëshirën e fatit

Mitrovica

Reagim i Këshillit të lagje së boshnjakëve: Deri kur kështu – tash e 21 vjet ne banorët e veriut të shtetit të Kosovës kemi mbetur në mëshirën e fatit

Nga: F. B. Më: 23 korrik 2020 Në ora: 09:01
Mitrovica

Në një kumtesë të Këshillit të Lagjes Lumbardh e cila është aktive në realizimin e halleve edhe telasheve me të cilat përballen banorët e kësaj lagje (lagja e boshnjakëve) posaçërisht qytetarët jo serb nga kj lagje, kanë lëshuar një reagim rreth situatës së paqëndrueshme që mbretëron që nga përfundimi i luftës.

Në kohën kur vazhdoi dialogu dhe trajtohet çështja e pagjeturve dhe të zhvendosurve duam të bëjmë me dije se nga veriu i Mitrovicës pas luftës janë dëbuar 12 mijë 500 banor shqiptarë me dhunë dhe masakra me 3,4 shkurt të vitit 2000.

Shumë prona banesa ende mbahen të uzurpuara nga serbët dhe strukturat paralele, për vec kësaj ne deri në vitin 2005 kemi jetuar në cilësinë e karantinës dhe llogoreve koncentrike te fashisteve sikur ato gjatë luftës së dytë botërore thonë në Këshill.

Sipas anëtarëve të këshillit “Për të gjitha këto ka pasur vetëm heshtje qè nga viti 2005 e deri më sot në mënyrë klasike Serbia ka realizuar pastrimin etnik përmes blerjes së pronave dhe ndërtimeve kolektive në to”.

Përpos gjendjes së vështirë ekonomike sociale dhe të sigurisë, neve na ka vështirësuar jetën dhe moralin për qëndresë heshtja e institucioneve të Kosovës dhe gjithë oponentëve tjerë shqiptarë ku do që janë.

Përjetimet tona të familjeve dhe posaçërisht të fëmijëve dhe gjeneratave të reja janë aq të rënda sa që duhet libra e libra për ta shkruar, por nuk thuhet kot në popull se’ njeriu është më i fortë se guri’.

Sipas Këshillit të lagjes Lumbardhi “ përkundër të gjitha këtyre përjetimeve që ishin dhe janë prezent ne si banorë jo serb të kësaj lagje vazhdojmë të sakrifikojmë, pronën, trupin dhe jetën për Kosovën tonë të dashur.

Përderisa Serbia ndan buxhet miliardash për ca serb në Kosovë, qeveria jonë nè mënyrë absurde ka vendosë që mjetet e ndara nga qeveria e kaluar prej 1.5 milion euro për rindërtimin dhe kthimin e banorëve të veriut t'i përgjysmojë dhe të mos realizohet as edhe një projekt apo mbështetje në atë synim.

Për ne banorët e kësaj lagje, jo që po na ndihmon kjo qeveri por ajo po na e rëndon jetën dhe po dërgon ujë në mullirin e armikut. Nga kjo që shihet deri më tani institucioneve qendrore dhe kryeministrit Hoti si duket nuk po i intereson gjendja në veri dhe ka punë më të rëndësishme se mbetja jonë këtu dhe mos ndryshimi i strukturës etnike në këtë pjesë të vendit.

Duke përmbledhur që të gjitha këto kërkojmë nga Kuvendi i Kosovës të marr masa dhe që buxheti i paraparë për veri të mos preket por të shtohet me qëllim që të mbështeten familjet dhe qytetarët që përkundër vështirësive vazhdojnë të mbrojnë edhe qëndrojnë në pronat  etyre.

Sipas këshillit nuk ka asnjë arsye të përgjysmohet buxheti prej 1.5 milion euro për rindërtim dhe kthim kur e kemi parasysh se një kilometër autostrad kushton 10 milion euro dhe se shuma të tilla milionëshe harxhohen për një mandat për reprezentacione ,lukse dhe udhëtime koti turistike.

Ne i bëjmë thirrje institucioneve qendrore, të gjithë deputetëve të Kosovës që pa marrë parasysh ngjyrat partiake të bëhen bashkë dhe në kërkesën tonë të reflektojnë pozitivisht.

Nëse ndodh që ky reagim të mos merret parasysh, ne si Këshill i lagjes së Boshnjakëve – Lumbardhi dhe banorët e veriut do të jemi të detyruar të thirret protestë gjithë popullore para qeverisë së Kosovës, sepse ҫështja e veriut është më e rëndësishme se gjendja e pandemisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat