Bahtiri: Urime koalicioni PDK-LDK në Mitrovicë

Mitrovica

Bahtiri: Urime koalicioni PDK-LDK në Mitrovicë

Nga: E.R Më: 23 korrik 2020 Në ora: 11:35
Agim Bahtiri

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka reaguar me anë të një postimi në Facebook se PDK-LDK kanë krijuar kualicion në Mitrovicë.

Bahtiri ka shkruar se nuk do ti lejojë këto dy parti të kthehen në krye të komunës sikur para 2013-së.

’’Edhe pse e kam shqyrtuar gjatë mundësinë e tërheqjes nga politika për t'u kthyer te familja në Holandë, pazaret dhe intrigat e PDK-së dhe martionetës së saj, LDK-së, më kanë bindur se duhet të rikandidohem për kryetar për mos t'i lënë këto dy parti mashtruese dhe zhvatëse të kthehen në krye të komunës sikur para 2013-së’’.

Postimi i plotë në Facebook

Urime koalicioni PDK-LDK në Mitrovicë!

Edhe pse e kam shqyrtuar gjatë mundësinë e tërheqjes nga politika për t'u kthyer te familja në Holandë, pazaret dhe intrigat e PDK-së dhe martionetës së saj, LDK-së, më kanë bindur se duhet të rikandidohem për kryetar për mos t'i lënë këto dy parti mashtruese dhe zhvatëse të kthehen në krye të komunës sikur para 2013-së.

Mezi pres vitin e ardhshëm të ju shoh në fushatë dorë për dorë, por së bashku me qytetarët e m'i do t'ua tregoj vendin sikur herën e kaluar.

Fjalimet e juaja të sinkronizuara dhe votimet e juaja të përbashkta për t'i kapur 4 ndërmarrjet publike komunale dje në seancën e Kuvendit Komunal, e dëshmojnë më së miri lidhjen e koalicionit mes grupeve tuaja parlamentare.

Pavarësisht kësaj, mos të mendon dikush se mund ta pengoj e ndryshoj vizionin tim për të qeverisur me duar të pastra.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat