Vazhdojnë investimet në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë

Mitrovica

Vazhdojnë investimet në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë

Më: 27 korrik 2020 Në ora: 12:30
Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, bashkë me ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashin, e kanë vizituar rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë, për t’i parë nga afër punimet që po zhvillohen atje.

I pari i ekzekutivit, para gazetarëve ka bërë të ditur se është duke i diskutuar disa propozime për të lidhur këtë aks dhe për të bërë aks ndërkombëtar.

“Jemi dalë për të parë progresin e punimeve në këtë rrugë të rëndësisë nacionale. Kam parasysh se kjo rrugë është vonuar qe sa vite”.

“Ministri Arban Abrashi e ka marrë me shumë dinamikë këtë punë dhe ne do të angazhohemi që sa më parë t’i kryejmë procedurat e shpronësimit”.

“Tash jemi duke i diskutuar disa propozime për të lidhur këtë aks dhe për të bërë aks ndërkombëtar deri në veri atje”.

Këtë e ka pohuar edhe ministri Abrashin, i cili ka shtuar se aksi në fjalë do të lidhë Prishtinën me pjesë tjera të Ballkanit Perëndimor.

“Sot jemi në punimet finale të këtij segmenti. Ne veç kemi filluar procedurat për vazhdimin e rrugës nga Smrekovnica në Mitrovicë dhe nga Mitrovica deri në Jarinë”.

“Çka po shohim sot këtu – një rrugë e cila tash për tash është nacionale, por brenda viteve do të shndërrohet në një aks ndërkombëtar i cili do të lidhë Prishtinën me pjesë tjera të Ballkanit Perëndimor”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat