Në varreza të Mitrovicës dje pasdite u gjeten mbetjet e një trupi nga lufta

Mitrovica

Në varreza të Mitrovicës dje pasdite u gjeten mbetjet e një trupi nga lufta

Nga: F. B. Më: 7 gusht 2020 Në ora: 09:24
Në varreza të Mitrovicës dje pasdite u gjeten mbetjet e një trupi nga lufta

Drejtuesit e Shoqatës së Personave të Pagjetur “Zëri i Prindërve” që tash e dy dekada merret kryesisht me hetimin dhe hulumtimin e zbardhjes së fatit të personave të pagjetur në komunën e Mitrovicës, por edhe ndihmën dhe mbështetjen e familjeve dhe jetimëve të personave të pagjetur, dje tërë ditën(ndonëse ditë me shi) kanë shoqëruar zyrtarët kompetentë nga Mjekësia Ligjore që hulumtuan për mbetje mortore të personave të pagjetur.

Kreu u shoqatës Bajram Qerkini që ndonëse në moshë të shtyrë përherë është prezent dhe angazhohet në procesin e zbardhjes së fatit të personave të pagjetur, pas takimeve njoftuese në shoqatë rreth këtij procesi, i ka bërë përsëri apel dhe ka kërkuar nga institucionet vendore edhe ndërkombëtare që të zbardhet fati i secilit person të pagjetur.

“Ne kemi mbështetur dhe kemi lavdëruar qeverinë për nisjen e bisedimeve në dialogun e Brukselit për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur, por kemi kritikuar dhe vazhdojmë të kritikojmë që në delegacionin e ekspertëve nuk është ftuar asnjë familjar i familjar të personave të pagjetur pasi ai më së miri do prezantonte gjendjen shpirtërore dhe vuajtjen qe familjet e pagjeturve mbajnë tash e dy dekada” ka thënë Qerkini.

Ai ka njoftuar se lidhur me mundësinë që në varrezat myslimane që ndodhen në dalje të Mitrovicës në rrugë për Zveçan të ketë mbetje mortore ka njoftuar përgjegjësit tash e disa vite (bazuar në dokumentet që vetë policia edhe mbrojtja territoriale e Serbisë ka rreth secilës vrasje e varrim), më herët janë kryer zhvarrime po nuk është hulumtuar secili rast.

Qerkini beson se ende nuk ka përfunduar procesi në këto varreza, ndonëse më herët janë gjetur mbetje për disa trupa, ndërsa dje edhe të një trupi tjetër.

Sipas disa dëshmive edhe deklaratave përveç në brendësi të varrezave, mbetje të trupave mundtë ketë edhe në hapësirën përball varrezave, ku ka dëshmi të bazuara dhe të cilat duhen hulumtuar patjetër, në mënyrë që njëherë e mirë të zbardhet secili rast edhe secili i pagjetur ka thënë ai.

Ai shpreson se nga takimi në Bruksel do ketë rezultate, pasi është i bindur se për secilin person të ndaluar, arrestuar kidnapuar apo te vrarë policia dhe mbrojtja territoriale serbe la proces edhe informatë se ku është, mirëpo duhet presion edhe i bashkësisë ndërkombëtare dhe angazhim i institucioneve vendore që ata të detyrohen të hapin ato arkiva dhe të zgjidhet çështja e çdo personi të pagjetur nga lufta e fundit.

Image
Drejtuesit e Shoqatës së Personave të Pagjetur “Zëri i Prindërve”
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat