E diela caktohet si ditë pushimi në Mitrovicë

Mitrovica

E diela caktohet si ditë pushimi në Mitrovicë

Më: 21 gusht 2020 Në ora: 21:52
Agim Bahtiri

Nga java e ardhshme, e diela do të jetë ditë pushimi për bizneset në Mitrovicë.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri.

Ai ka thënë se vendimi është marrë pas kërkesave nga bizneset.

Postimi i plotë:

Pas shqyrtimit të kërkesave nga pesëdhjetë e gjashtë biznese për caktimin e ditës së diel ditë pushimi, sot kam vendosur për rikthimin e vendimit, që e diela të jetë ditë pushimi.

Ky vendim hyn në fuqi nga data 23.08.2020.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat