Mitrovicë, arrestohet një person i dyshuar për vjedhje në tentativë

Mitrovica

Mitrovicë, arrestohet një person i dyshuar për vjedhje në tentativë

Më: 27 gusht 2020 Në ora: 14:51
Foto Ilustrim

Policia në Mitrovicë e ka arrestuar personin e dyshuar për përfshirjen në vepër penale “vjedhje në tentativë”.

Ky rast është raportuar gjatë natës rreth orës 00:15, derisa njësitet policore kanë shkuar në vendngjarje ku e kanë hasur të dyshuarin brenda shtëpisë dhe e kanë arrestuar personin e dyshuar.

Ankuesi ka raportuar se në shtëpi nuk i mungon asgjë.

I dyshuar XH.F., 39 vjeçar, është shoqëruar në stacionin policor. Për të njëjtin kishte urdhërarrest nga Gjykata Themelore Pejë ku edhe është dërguar, thuhet në një njoftim.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat