Inspektorati komunal në Mitrovicë gjatë ditës së sotme ka vazhduar aksionet e tyre me qëllim lirimin e hapësirës publike përgjatë sheshit të qytetit.
Katër subjekte afariste kanë zbatuar vendimin për lirimin e hapësirave publike, me ç’rast kanë bërë largimin e anekseve, shtyllave si dhe çadrave të vendosura jashtë lokaleve në mënyrë të paligjshme dhe pa leje.
”Drejtoria e Inspekcionit bënë të ditur se aksionet e tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj kërkon nga bizneset që të pajisen me dokumentacionet përkatëse për ushtrimin e çfarëdo veprimtarie në hapësirat e përbashkëta”, thuhet në kumtesën e lëshuar në faqen zyrtare të Komunës së Mitrovicës.