Në Mitrovicë pezullohen përkohësisht shërbimet për vula apostile

Mitrovica

Në Mitrovicë pezullohen përkohësisht shërbimet për vula apostile

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 10:32
Foto Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia për Regjistrim Civil njofton qytetarët e komunës së Mitrovicës se janë pezulluar përkohësisht shërbimet për vula apostile/verifikuese në këtë komunë.

Arsyeja e këtij pezullimi është për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore dhe dyshimit të infektimit me COVID-19 të njërit prej zyrtarëve të ARC-së në Mitrovicë, punonjës në sektorin për vula apostile.

Qytetarët e komunës së Mitrovicës do të informohen me kohë se kur do të rifilloj puna me këtë shërbim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat