Bahtiri: Nuk do të i lejojmë mësimdhënësit që përdorinë dhunë të jenë pjesë e institucioneve arsimore

Mitrovica

Bahtiri: Nuk do të i lejojmë mësimdhënësit që përdorinë dhunë të jenë pjesë e institucioneve arsimore

Nga: A.M Më: 11 shtator 2020 Në ora: 14:34
Agim Bahtiri

Një ngjarje e rënd ka ndodhur disa ditë më parë, ku një grua është therur 10 herë me thikë nga bashkëshorti i saj në Skenderaj.

I akuzuari  ishte edhe mësimdhës në Komunën e Mitrovicës, me që rast komuna ka reaguar menjëherë duke e suspenduar atë nga puna.

Këtë e ka konfirumuar edhe Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri i cili tha se e dënon ashpër këtë rast dhe se  nuk do të lejoj asnjëherë që mësimdhënësit të cilët përdorinë dhunë të jenë pjesë e institucioneve arsimore.

"Çdo akt i dhunshëm duhet të trajtohet urgjentisht nga organet e rendit dhe ligjit, si dhe personave të tillë t’u shqiptohet dënimi i merituar. Nuk do të lejojmë asnjëherë që mësimdhënësit të cilët përdorinë dhunë të jenë pjesë e institucioneve arsimore në komunën tonë", tha Bahtiri, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

E dënoj ashpër rastin e sulmit me elemente të tentim-vrasjes nga burri F.R. (mësimdhënës) ndaj gruas Q.R. mësimdhënëse.

Pas marrjes zyrtare të informacionit në koordinim me drejtorin e DKA-së, Egzon Jashari, kemi marrë vendim për suspendim nga marrëdhënia e punës të të dyshuarit (F.R.) për aktin e kryer.

Çdo akt i dhunshëm duhet të trajtohet urgjentisht nga organet e rendit dhe ligjit, si dhe personave të tillë t’u shqiptohet dënimi i merituar. Nuk do të lejojmë asnjëherë që mësimdhënësit të cilët përdorinë dhunë të jenë pjesë e institucioneve arsimore në komunën tonë.

AB

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat