Aktivisti i Vetëvendosjes, Arben Meholli ka thënë se në kafen e rakisë “Besa” në Mitrovicë po zhvillohet prostitucion.
Meholli këtë e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook, duke thënë se kjo veprimtari po lejohet vetëm pse pronari i lokalit “Besa” është djali i agjes së drejtorit të Kadastrës, Hysen Muzliukaj, i cili poashtu vjen nga radhët e Vetëvendosjes.
Tutje, Mehlloi ka thënë se edhe WC kolektive po shfrytëzohen për akte seksuale, po në të njëjtit vend ka lëvizje të fëmijëve dhe familjarëve.
“Edhe sa duhet me duru banoret e qendres se qytetit ne Mitrovice, kafen e rakis Besa ne qendren zejtare mrapa shtepis se mallrave, ne te cilen per vec servimit te rakis zhvillohet edhe prostitucion, edhe VC kolektive jon ka i shfrytezojn per akte seksuale aty ku qarkullijn shume familje, edhe femije. A duhet me u leju kjo veprimtari vec pse pronari eshte djali i axhes se drejtorit te Kadasterit!?”, ka shkruar ai.
Menjëherë pas këtij postimit Meholli kishte marrë mesazhe kërcënuar nga pronari i lokalit “Besa”, Ali Muzliukaj.
Muzliukaj i kishte thënë Mehollit “hajde more …. takohemi e ta tregoj udhën për prostitucion”, kishte shkruar.