Dështon draft-buxheti, Bahtiri shikon procedurat për zgjedhjet e Asamblesë Komunale

Mitrovica

Dështon draft-buxheti, Bahtiri shikon procedurat për zgjedhjet e Asamblesë Komunale

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 12:28
Agim Bahtiri

Mbledhja urgjente e thirrur nga kryetari i komunës së Mitrovicës , Agim Bahtiri, ku në rend dite  ishte Aprovimi i Draft-buxhetit komunal për vitin 2021 dhe parashikimet për vitet 2022-2023 ka dështuar.

Siç bën të ditur Komuna e Mitrovicës, në këtë seancë ishin të pranishëm asamblistët nga radhët e Vetëvendosjes, NISMA-së dhe AAK-së,  ndërkaq është bojkotuar nga asamblistët e LDK-së, PDK-së, PD-së dhe AKR-së.

Në fjalën e tij, Agim Bahtiri, tha se ndjen keqardhje për mos prezencën e opozitës në këtë mbledhje, sepse buxheti është hartuar duke respektuar dispozitat ligjore dhe duke marrë për bazë kërkesat dhe sugjerimet e qytetarëve të dhëna në diskutimet publike, ku përveç kësaj u është dhënë mundësia edhe partive politike të japin kontributin e tyre në harmonizimin e këtij buxheti, i cili i destinohet të gjithë qytetarëve të Mitrovicës.

“Ne si ekzekutiv kemi qenë çdo herë të hapur për bashkëpunim me të gjitha partitë politike, dhe në mbledhjen e fundit të Kuvendit e kam pezulluar aprovimin e buxhetit me kërkesë të opozitës për hartim të përbashkët, ku në takimin e djeshëm ka marrë pjesë vetëm përfaqësuesi i partisë LDK, dhe pavarësisht përpjekjeve të mia opozita për interesa politike bojkotuan këtë seancë. Andaj mua nuk më mbetet zgjidhje tjetër, veçse t’ju drejtohem organeve kompetente për fillimin e procedurave për shpalljen e zgjedhjeve të Asamblesë Komunale”, tha ndër të tjerash ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat