QBPZh takim me drejtuesit komunale lidhur me bashkëpunimin e komunave me shoqatat e personave të pagjetur

Mitrovica

QBPZh takim me drejtuesit komunale lidhur me bashkëpunimin e komunave me shoqatat e personave të pagjetur

Nga: F. B. Më: 29 shtator 2020 Në ora: 17:08
QBPZh

Drejtuesit e Qendrës Burimore për Persona të Zhdukur (QBPZh) kanë zhvilluar sot takim me nënkryetarin e komunës Faruk Mujka dhe zyrës së të drejtave të njeriut Fitim Rama, ku është diskutuar lidhur me gjendjen aktuale lidhur me çështjen e personave të pagjetur dhe bashkëpunimin mes komunës dhe shoqatave të personave të pagjetur.

Kreu i QBPZh-së me seli në Prishtinë Bajram Qerkini ka njoftuar zyrtarët komunal lidhur me punën, aktivitetet edhe projektet që ka zhvilluar kjo qendër, sikurse edhe nismën për takime me të gjitha komunat me qëllim ngritjen e bashkëpunimit dhe synimin primar zbardhjen e fatit të personave t pagjetur në të gjithë vendin.

“Komunat duhet të ngrenë zërin dhe të mbështesin punën e shoqatave të personave të pagjetur, por edhe të ndihmojnë këto shoqata në punën dhe misionin që kryejnë ato në hulumtimit, zbardhjen e fatit dhe mbështetjen e familjeve të personave të pagjetur” ka thënë Qerkini.

Drejtuesit komunal kanë shprehur mirënjohjen për punën që bënë shoqata e të pagjeturve dhe angazhimin e pakursyer të Bajram Qerkinit, i cili ndonëse në moshl tash e 21 vit nuk është ndalur në angazhimin për zbardhjen e fatit të personave te pagjetur.

Nënkryetari Mujka ka thënë se komuna e Mitrovicës gjithnjë është munduar sipas mundësive që ka pasur të jetë e kujdesshme ndaj shoqatave të kategorive të  dala nga lufta duke premtuar se edhe në të ardhmen nuk do mungojë bashkëpunimi dhe koordinimi për bashkëveprime me qëllim të zbardhjes së fatit të personave të pagjetur.

Drejtuesit e QBPZh-së theksuan se do të vazhdojnë të takojnë krerët komunal jo vetëm të komunave në rajonin e Mitrovicës por në të gjithë vendin me qëllim të koordinimit të veprimeve dhe ngritjes së efikasitetit në bashkëpunimin e ndërsjellë për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.

Takimi u mbajt ne sallë e medieve në KK të Mitrovicës, ndërsa përveç nënkryetarit të komunës Faruk Mujka dhe zyrtarit për të drejtat e njeriut në komunë Fitim Rama, morën pjesë edhe Bajram Qerkini, asistentet Xhyla Haziri e Sara Salihu dhe shumë familjarë të personave të pagjetur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat