Inspektorët komunal në Mitrovicë në aksion, kontrollohen të gjitha furrat e bukës

Mitrovica

Inspektorët komunal në Mitrovicë në aksion, kontrollohen të gjitha furrat e bukës

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 15:17
Foto Ilustrim

Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Mitrovicës sot ka pasur një aksion, ku janë kontrolluar të gjitha furrat e bukës që operojnë në qytet.

Aty janë parë së afrimi kushtet higjieno-sanitare si dhe kriteret tjera ligjorë të udhëzuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

“Gjatë inspektimit atyre u janë kërkuar edhe librezat sanitare të punëtorëve dhe është kërkuar që të respektojnë peshën strikte të bukës, që atë ta transportojnë në kushte të duhura higjienike, gjithashtu që edhe transporti i miellit të bëhet në mënyrë adekuate”, thuhet në njoftimin e komunës.

“Nga inspektorët komunal bëhet e ditur se kushtet në të cilat veprojnë furrat në Mitrovicë në përgjithësi janë të mira, me disa parregullsi të vogla, ku edhe u lëshuan vërejtje dhe afate për përmirësimin e tyre”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat