KEDS-i rrit sigurinë e furnizimit me rrymë të Mitrovicës

Mitrovica

KEDS-i rrit sigurinë e furnizimit me rrymë të Mitrovicës

Më: 5 tetor 2020 Në ora: 10:28
KEDS

Një objekt i ri në hyrje të Mitrovicës nga ana e Vushtrrisë tashmë ka ndryshuar për të mirë jetën e mitrovicasve.

Aty, janë vendosur komplet stabilimente të reja dhe moderne për të mundësuar operimin shumë më efikas të distribuimit të energjisë elektrike. Gjithçka është e digjitalizuar.

Më herët, prishjet eventuale në rrjet duhet të lajmëroheshin nga dikush, përderisa intervenimi merrte kohë si pasojë e këtyre procedurave mekanike.

Por, tashmë Nënstacioni i Shupkovcit reagon në mënyrë automatike në secilën të papritur dhe çdo gjë merret vesh në çastin që ndodh. Kjo mundëson që intervenimi të jetë shumë më i shpejtë dhe sanimi i secilës të papritur të merr kohë shumë më të shkurtër dhe më të shpejtë.

Ky investim qindra-mijë eurosh i kryer nga KEDS, ka sjellë siguri më të madhe të furnizimit me energji elektrike përnjëherë për gjysmën e qytetit të Mitrovicës. Paralel me modernizimin e kthinave është bërë edhe vendosja e sistemit të SCADA-s, pra me komandim digjital nga distanca.

Modernizimi i këtij nënstacioni është në vazhdën e misionit të KEDS-it për digjitalizimin e rrjetit distributiv.

Tashmë, pjesa më e madhe e rrjetit është e inkorporuar në sistemin SCADA, me komandim nga distanca. Pra, përmes një zyre të vogël në objektin e Elektrokosovës monitorohet dhe komandohet thuajse komplet me rrjetin e Tensionit të Mesëm, pra mbi 90 për qind.

Deri në fund të këtij viti parashihet të përfshihet edhe pjesa tjetër e mbetur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat