​Në Shipol të Mitrovicës vihet gruthemeli i çerdhes publike

Mitrovica

​Në Shipol të Mitrovicës vihet gruthemeli i çerdhes publike

Më: 9 tetor 2020 Në ora: 14:39
Shipol

Në Shipol të Mitrovicës sot është vënë gurthemeli për ndërtimin e një çerdheje publike në vlerë prej 300 mijë eurosh, bashkëfinancim ky mes Komunës së Mitrovicës dhe MAPL-së.

Me rastin e vendosjes së këtij gurthemeli ishte i pranishëm nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, së bashku me drejtorë të drejtorive komunale, si dhe përfaqësues të kësaj lagjeje.

Në fjalën e tij nënkryetari Mujka, ka uruar banorët e Shipolit për fillimin e ndërtimit të kësaj çerdheje, duke potencuar se do të jetë një çerdhe moderne me të gjitha kushtet e nevojshme që t’i plotësoj kërkesat dhe nevojat e banorëve.

Po ashtu ai ka thënë se për këtë çerdhe komuna ka ndarë 200 mijë euro, dhe shpreson që shumë shpejt të përfundoj objekti, dhe në muajin shtator të vitit të ardhshëm fëmijët të kenë mundësi të vijojnë mësimin në këtë çerdhe.

Ndërkaq, përfaqësuesi i kësaj lagjeje ka falënderuar Komunën e Mitrovicës për ndërtimin e kësaj çerdheje shumë të nevojshme për banorët, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme për plotësimin e kërkesave të ndryshme infrastrukturore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat