U mbajt mbledhja e radhës e Shtabit Emergjent të Mitrovicës

Mitrovica

U mbajt mbledhja e radhës e Shtabit Emergjent të Mitrovicës

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 17:19
Pamje nga takimi

Drejtuar nga drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani, sot është mbajtur mbledhja e radhës e Shtabit Emergjent të Komunës së Mitrovicës.

Në këtë takim anëtarët e Shtabit kanë diskutuar për gjendjen aktuale dhe masat e reja parandaluese ndaj virusit CoVid-19, si dhe për takimin me KFOR-in Italian që do të mbahet javën e ardhshme.

Fillimisht drejtoresha Barani informoi të pranishmit lidhur me gjendjen aktuale me pandeminë CoVid-19, ku tha se aktualisht në Mitrovicë janë gjithsej 55 raste pozitive me këtë virus dhe 697 persona të shëruar.

Po ashtu në këtë mbledhje u potencua se është kryer dezinfektimi në tri shkolla ku ka pasur raste të paraqitura me këtë virus, si dhe ka filluar vaksinimi i fëmijëve në klasë të parë dhe në të gjashtë, së pari në zonat ruale për të vazhduar në shkollat e qytetit.

Gjithashtu nga ky takimi u theksua bashkëpunimi i mirë dhe i vazhdueshëm mes institucioneve gjegjëse lokale, të cilat kryejnë punën me kapacitete të plota dhe përkushtim të madh, me qëllim që të parandalohet përhapja e këtij virusi.

Në fund, anëtarët e Shtabit Emergjent kanë kërkuar nga të gjithë qytetarët që të kenë kujdes të shtuar ndaj këtij virusi, duke përdorur masat mbrojtëse, dhe respektuar masat e reja.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat