Bahtiri urdhëron Drejtorinë e Inspekcionit kontrolle më të rrepta në lokalet që prishin rendin dhe qetësinë publike

Mitrovica

Bahtiri urdhëron Drejtorinë e Inspekcionit kontrolle më të rrepta në lokalet që prishin rendin dhe qetësinë publike

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 15:49
Agim Bahtiri

Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Mitrovicës, ditëve të fundit ka pranuar disa ankesa dhe shqetësime të ngritura nga qytetarët e Mitrovicës, lidhur me zhurmën që po shkaktohet nga lokalet e natës që ndodhen në përdhese të banesave kolektive, zhurma e të cilëve është kthyer në burim shqetësues për qetësinë e qytetarëve.

Me këtë rast, kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka urdhëruar Drejtorinë e Inspekcionit që tani e tutje të kenë kontrolle më të rrepta në lokalet të cilat nuk e ruajnë rendin dhe qetësinë publike, ashtu siç është e paraparë me dispozita ligjore.

Kryetari Bahtiri tutje ka shtuar se pavarësisht shqiptimit të gjobave nga Inspektorët komunal ndaj këtyre lokaleve, ata prapë kanë vepruar në të njëjtën mënyrë duke prish qetësinë publike, andaj ai kërkon respektimin e kërkesës së tij, në të kundërtën përfundimisht do të bëhet mbyllja e këtyre lokaleve.

“Ky është apeli im i fundit për pronarët e lokaleve që të respektojnë rendin dhe qetësinë publike, në mënyrë që qytetarët të ndihen rehat në familjet e tyre dhe të mos ndihen të shqetësuar nga zhurma e shkaktuar për interesa personale apo grupore”, tha ndër të tjerash kryetari Bahtiri.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat