U zhvendos nga zona e kuqe në të verdhë, Mitrovica shënon 61 raste të reja me Covid-19

Mitrovica

U zhvendos nga zona e kuqe në të verdhë, Mitrovica shënon 61 raste të reja me Covid-19

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 15:20
Mitrovicë

Qyteti i Mitrovicës është i vetmi nga 7 qendrat e mëdha të Kosovës që është në zonën e verdhë të ndarjes së qyteteve sipas shkallës së rrezikshmërisë të infektimit me koronavirus.

Por, vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë pas insistimit të autoriteteve lokale për ta zhvendosur Mitrovicën nga zona e kuqe në të verdhë nuk duket se ka qenë i drejtë.

Mitrovica është qyteti i tretë me më së shumti raste të reja për 24 orë, gjithsej 61 sosh.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 290 raste, Gjilan 96 raste, Mitrovicë 61 raste, Pejë 53 raste, Fushë-Kosovë 42 raste, Lipjan 27 raste, Vushtrri 22 raste, Podujevë 20 raste, Klinë 19 raste, Skenderaj 18 raste, Viti 17 raste, Gjakovë 14 raste, Kamenicë 13 raste, Obiliq 13 raste, Malishevë 11 raste, Suharekë 9 raste, Prizren 8 raste, Drenas 7 raste, Deçan 4 raste, Ferizaj 4 raste, Istog 3 raste, Junik 3 raste, Leposaviq 2 raste, Novobërdë 2 raste, Rahovec 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash, Graçanicë dhe Kaçanik.”, thuhet në raportin e IKSHPK-së.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat