U mbajt mbledhja e radhës e KPF-së

Mitrovica

U mbajt mbledhja e radhës e KPF-së

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 15:08
Pamje nga takimi

Nën drejtimin e kryesuesit të Kuvendit, Safet Kamberi, dhe në prani të nënkryetarit të komunës, Faruk Mujka, drejtorë të drejtorive komunale, dhe anëtarët e KPF-së, sot është mbajtur mbledhja e 26-të e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa, ku janë diskutuar dhe shqyrtuar disa pika të rendit të ditës.

Fillimisht në këtë mbledhje pika e dytë e rendit të ditës; Rekomandimi i Komisionit Vlerësues për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës – Zona e Lirë Ekonomike respektivisht Park Industrial ose Park Teknologjik subjekteve afariste, së bashku me nën pikat Rekomandimi i Komisionit Vlerësues për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës – Zona e Lirë Ekonomike respektivisht Park Industrial ose Park Teknologjik subjektit afarist NPPT “Roloplast”; Rekomandimi i Komisionit Vlerësues për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës – Zona e Lirë Ekonomike respektivisht Park Industrial ose Park Teknologjik subjektit afarist “Vali Skele”; Rekomandimi i Komisionit Vlerësues për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës – Zona e Lirë Ekonomike respektivisht Park Industrial ose Park Teknologjik subjektit afarist NSHT “B1” dhe Rekomandimi i Komisionit Vlerësues për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës – Zona e Lirë Ekonomike respektivisht Park Industrial ose Park Teknologjik subjektit afarist DPZ “Lushta BI”, është tërhequr nga rendi i ditës me pëlqimin e kryetarit të komisionit vlerësues, për t’u proceduar për mbledhjen e radhës të Kuvendit Komunal.

Më pastaj u propozuan si pika shtesë për rend të ditës të KPF-së; Plani për Pjesëmarrje qytetare- udhëzues i përgjithshëm për pjesëmarrje të qytetarëve në nivelin lokal, si dhe Plani Komunal për pjesëmarrje qytetare në Mitrovicë.

Në vazhdim në mbledhjen e KPF-së këshilltaret unanimisht kanë miratuar pikat të cilat do të procedohen për Kuvend; Propozim-vendim për anulimin e Vendimit të Kuvendit të Komunës Nr. 02-060/01-0056607/20-16 dt. 24.09.2020 për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës OJQ-së “Shoqata Down Sindrome Kosova”, pa procedura konkurrimi; Propozim-vendim për formimin e Komisionit për ndarjen e çmimit “Kadri Kadriu”; Propozim-vendim për formimin e Komisionit për ndarjen e çmimit “Lah Nimani”; Propozim-vendim për rialokimin e mjeteve të mbetura nga fondi rezervë; Plani i veprimit për implementim të rekomandimeve nga raportet e Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitet 2018 dhe 2019; Plani për Pjesëmarrje qytetare- udhëzues i përgjithshëm për pjesëmarrje të qytetarëve në nivelin lokal, si dhe Plani Komunal për pjesëmarrje qytetare në Mitrovicë; Raport financiar për periudhën janar-qershor 2020; Raporti i DKRS-së – Sektori i Kulturës, për periudhën janar-nëntor 2020; Raport për realizimin e projekteve dhe subvencionimeve të DBZHR-së si dhe Raport i detajuar lidhur me gjendjen në arsim.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat