Drejtoria e Bujqësisë shpërndan mekanizëm bujqësor për 19 fermerë

Mitrovica

Drejtoria e Bujqësisë shpërndan mekanizëm bujqësor për 19 fermerë

Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 16:56
Drejtoria e Bujqësisë shpërndan mekanizëm bujqësor për 19 fermerë

Drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ekrem Sadiku, sot ka nënshkruar kontratat me 19 fermerë tjerë përfitues të mekanizmit bujqësor, ku 4 prej tyre kanë përfituar rotofreza 2.0 metra gjerësi, 5 prej tyre spërkatëse gruri dhe 10 mbledhëse bari.

Nga ky projekt Komuna e Mitrovicës ka mbështetur gjithsej 45 fermerë, por që për shkak të pandemisë ky numri i fermerëve ka mbetur për të nënshkruar kontratat gjatë ditës së sotme.

Me rastin e nënshkrimit të këtyre kontratave, drejtori Sadiku, ka uruar fermerët përfitues, duke potencuar që do të vazhdoj edhe më tutje që të përkrah sektorin e bujqësisë.

Dhe vlen të potencohet se ky projekt ka kushtuar rreth 30 mijë euro, ku komuna ka participuar me 70 për qind, ndërsa fermeri 30 për qind.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat