Fillon rregullimi i ndriçimit publik në fshatin Kçiq i Madh dhe Kçiq i Vogël

Mitrovica

Fillon rregullimi i ndriçimit publik në fshatin Kçiq i Madh dhe Kçiq i Vogël

Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 17:35
Fillon rregullimi i ndriçimit publik

Banorët e fshatit Kçiq i Madh në takimin e mbajtur dje me kryetarin e komunës, Agim Bahtiri, kanë kërkuar rregullimin e ndriçimit publik në fshatin e tyre si masë parandaluese ndaj vjedhjeve që kanë ndodhur ditëve të fundit. Dhe në atë takim kryetari i komunës, Agim Bahtiri, u premtoi atyre se projekti për ndriçimin e fshatit Kçiq do të bëhet ditën e premtë, gjë që filloi së realizuari një ditë më herët.

Projekti për rregullimin e ndriçimit publik do të përfshijë dy fshatrat e Mitrovicës, në Kçiq të Madh dhe në Kçiq të Vogël.

Me rastin e fillimit të punimeve në ndriçimin e rrugëve të fshatrave në fjalë, ishte i pranishëm edhe drejtori për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Naser Muja, i cili tha se është i përkushtuar në zbatimin e të gjitha planifikimeve dhe realizimin e kërkesave të banorëve nga vendbanimet e ndryshme.

Gjithashtu drejtori Muja bën të ditur se vendosja e dritave do të bëhet në të gjitha rrugët e fshatit Kçiq të Madh dhe Kçiq të Vogël, në mënyrë që sado pak të krijoj siguri tek banorët, pas rasteve të vjedhjeve që kanë ndodhur para disa ditësh në Kçiq të Madh.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat