Veriu i Kosovës futet në zonën e kuqe

Mitrovica

Veriu i Kosovës futet në zonën e kuqe

Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 01:05
Veriu i Kosovës

Nga sonte Mitrovica Veriore ka hyrë në zonën e kuqe të komunave të cilat kanë mbi 151 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës.

Në lagjen “Kodra e Minatorve” në këtë qytet e cila ka shqiptarë nuk ka numër të madh të të prekurve me COVID-19.

Këtë e bëri të ditur, Vllaznim Hoti, mjek në Qendrën e Mjekësisë Familjare.

“Numri banorëve në këtë lagje është i vogël, por ka edhe numër të vogël të të prekurve me COVID-19”.

“Ata që janë prekur janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë marrë trajtimin e duhur edhe në Infektivë dhe Pulmologji”.
“Sigurisht, ditëve të fundit numri i të prekurve është rritur më shumë, por disa besojë se hezitojnë të vijnë dhe të kërkojnë trajtim”, ka thënë Hoti.

Ndërsa Gani Hysenaj, përfaqësues i banorëve në “Kodrën e Minatorve” ka thënë kjo është një nga lagjet më të varfra në Kosovë.

“Ne të gjithë e dimë se gjendja është alarmante nga COVID-19, shëndetësia në “Kodrën e Minatorve mbahet nga një mjek kujdestar dhe tekniku që i falënderojmë shumë për ndihmën që na e ofrojnë”.

“Këshillat udhëzimet dhe barnat të gjitha i marrim nga ata. Sot kanë filluar masat e reja do të iu përmbahemi”.

“Ne kemi shumë probleme në këtë pjesë, shumica e banorëve nuk punojnë të gjithë janë në ndihmën sociale, një pjesë punon pak punë krahu”.

“Politikanët tanë nuk janë duke na ndihmuar duhet më shumë të na ndihmojnë, as politikanët serv kurrë nuk na kanë ndihmuar”, ka thënë Hysenaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat