Tri shkolla dhe një çerdhe publike në Mitrovicë kalojnë online pas rasteve me koronavirus

Mitrovica

Tri shkolla dhe një çerdhe publike në Mitrovicë kalojnë online pas rasteve me koronavirus

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 13:06
Foto ilustrim

Tri shkolla dhe një çerdhe publike në Mitrovicë, kanë kaluar në Skenarin C, pra në mësimin në distancë, pas rasteve me koronavirus.

Drejtori i Arsimit i Mitrovicës, Ismet Ferizi, në mbledhjen e sotme, ka njoftuar se IKSHPK-ja ka rekomanduar mbylljen e çerdhes publike “Gëzimi Ynë”, shkollës së mesme të ulët “Eqrem Qabej”, shkollës së mesme të lartë “Arkitet Sinani” dhe shkollës së muzikës “Tefta Tashko”, pas rasteve të konfirmuara me koronavirus.

“Nga IKSHP-ja është kërkuar vetizolimi i stafit dhe nxënësve për 14 ditë, si dhe dezinfektimi i tërë objektit të çerdhes.

Shkollat do të vazhdojnë mësimin në metodën online, sipas skenarit C të përcaktuar nga Ministria e Arsimit”, ka njoftuar Ferizi, bën të ditur komuna e Mitrovicës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat