Mitrovicë e Jugut: Shqiptohen 134 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID

Mitrovica

Mitrovicë e Jugut: Shqiptohen 134 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 15:59
Foto ilustrim

Policia në Mitrovicë-Jug njofton se gjatë dy ditëve të vikendit ka vijuar me zbatimin e masave anti-COVID-19.

Kjo është bërë në përputhje me vendimet e institucioneve shtetërore për parandalim të përhapjes së pandemisë.

Bëhet e ditur se përkundër shumë vërejtjeve policore për mosrespektim të masave, në dy ditët e fundit policia në këtë komunë ka shqiptuar 134 gjoba.

Gjithashtu, policia në vazhdimësi ka apeluar dhe apelon tek të gjithë qytetarët që t’i zbatojnë masat që janë në fuqi, në mënyrë që të kemi sa me pak të prekur.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat