Hasanaj-Barani: Spitali i Mitrovicës ka oksigjen, por jo edhe për shumë kohë

Mitrovica

Hasanaj-Barani: Spitali i Mitrovicës ka oksigjen, por jo edhe për shumë kohë

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 20:32
Erseka Hasanaj Barani

Në Spitalin e Mitrovicës momentalisht janë të hospitalizuar 38 pacientë me coronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur për drejtoresha e Shëndetësisë në këtë komunë, Erseka Hasanaj Barani.

Hasanaj Barani ka thënë se Spitali i Mitrovicës ka oksigjen edhe për një kohë por që sipas saj do të do duhej që niveli qendrorë të bëjë zgjidhje.

“Nëse nuk bëhet një zgjidhje afatgjate, shumë shpejt do të përballemi me problemin e mungesës së oksigjenit”, tha ajo.

Drejtoresha e Shëndetësisë në Mitrovicë  thotë se personat e prekur me COVID do të ndihmohen nga komuna me disa pako mjekësore për të përballuar sëmundjen sa më lehtë.

Hasanaj Barani thotë se në Komunën e Mitrovicës në total janë 1718 persona të infektuar me coronavirus.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat