Lushtaku: Mitrovicasit fitoren e PDK-së do t’ia dedikojnë Thaçit e Veselit

Mitrovica

Lushtaku: Mitrovicasit fitoren e PDK-së do t’ia dedikojnë Thaçit e Veselit

Më: 13 janar 2021 Në ora: 20:43
Foto nga takimi

Ish-depupteti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka qenë sonte për vizitë në Komunën e Mitrovicës.

Lushtaku bëri të ditur se ndaluan në lagjen ‘’Shipol’’, ndërsa shprehet se panë gatishmëri për rikthimin e PDK-së në udhëheqje të vendit.

”Takim mjaftë shpresëdhënës në lagjen Shipol të Mitrovicës.

Vërehet një gatishmëri dhe entuziazëm i pashoq në strukturat lokale të PDK-së në Mitrovicë, për rikthimin e PDK-së në udhëheqje të vendit, sidomos në këtë periudhë me sfida të shumta.

Mitrovicasit do të kontribuojnë me tërë qenien e tyre në fitoren e PDK-së.

Mitrovicasit këtë fitore do t’ia dedikojnë Kryetarit z. Kadri Veseli dhe Presidentit z. Hashim Thaçi të cilët padrejtësisht qëndrojnë në Hagë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat