Armend Muja është kandidat për deputet nga Mitrovica, mbesin jashtë aktivistët e vjetër

Mitrovica

Armend Muja është kandidat për deputet nga Mitrovica, mbesin jashtë aktivistët e vjetër

Më: 13 janar 2021 Në ora: 21:24
Armend Muja dhe Albin Kurti

Lëvizja Vetëvendosje në Mitrovicë ka njoftuar se në listën zgjedhore për deputetë, nga qyteti i Mitrovicës do të kandidojë Armend Muja dhe Arjeta Fejza, ndërkohë që aktivistët e vjetër të VV’së në Mitrovicë do të mbesin jashtë.

Muja dhe Fejza u votuan nga Këshilli i Qendrës së Vetëvendosjes në Mitrovicë për t’u futur në listën për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit që do të mbahen në Kosovë.

Aderimi i Armend Mujës në Vetëvendosje ishte një nga temat e javës. Derisa kandidatura e tij për deputet mund të propozohej edhe nga Kryesia e Ngushtë e Vetëvendosjes. Por, një gjë e tillë nuk ndodhi.

Muja u propozua nga dega e Vetëvendosjes në Mitrovicë duke mos i lënë gardën e vjetër të aktivistëve aty që të garojnë për deputetë. Një ndër aktivistët e njohur të Mitrovicës është Faruk Muja.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat