Bislimi takon qytetarët mitrovicas: Do jem zëri juaj si deputet ashtu sikur jam si asambleist

Mitrovica

Bislimi takon qytetarët mitrovicas: Do jem zëri juaj si deputet ashtu sikur jam si asambleist

Më: 27 janar 2021 Në ora: 13:33
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Donjet Bislimi

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Donjet Bislimi, sot ka takuar shumë qytetarë në qytetin e tij të lindjes, Mitrovicën.

Bislimi i cili mban pozitën e nënkryetarit të PDK-së dhe kryetar i rinisë në këtë subjekt politik, në komunikim me qytetarë, u ka premtuar se zëri i tyre do të dëgjohet fuqishëm në Kuvendin e Kosovës përmes përfaqësimit të tij.

Kryetari i grupit të asambleistëve të PDK-së në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, Donjet Bislimi, përmes një postimi në facebook ka shkruar se konsultimet me qytetarë do t'i vazhdojë edhe si deputet i Kuvendit të Kosovës.

Postimi i plotë:

Si para çdo seance të Kuvendit Komunal, edhe sot para seancës së nesërme u konsultova me qytetarë për temat të cilat ata kanë nevojë të ngritën në Kuvend,

Ju garantoj që edhe si Deputet i Parlamentit do vazhdojmë njëjtë komunikimin dhe zëri juaj do dëgjohet fuqishëm!

#HoxhajKryeminister

#Rimekembje

#donjetbislimi110

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat