Policia jep detaje për plagosjen te lumi Ibër në Mitrovicë

Mitrovica

Policia jep detaje për plagosjen te lumi Ibër në Mitrovicë

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 16:55
Foto ilustrim

Sot rreth orës 10:20 një person është  plagosur nga arma e zjarrit në Mitrovicë.

Rastin e ka bërë të ditur Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, në rajonin e Mitrovicës së jugut, Avni Zahiti.A

Ai ka thënë se i plagosuri i moshës 50 vjeçar është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e qytetit në Mitrovicën e Veriut.

“Bazuar në të dhënat fillestare, dyshimet e para  janë ngritur se ngjarja të ketë ndodhur në një zonë në afërsi të brigjeve të lumit Ibër në zonën që i përket fshatit Lisicë  të Mitrovicës së Jugut”, tha ai.

Tutje u shpreh se njësite përkatëse policore përfshirë edhe hetuesit rajonal kanë dalë në vendin e  ngjarjes dhe kanë nisur hetimet  lidhur me rrethanat që e karakterizojnë  rastin.

“Për veprimet e ndërmarra policore lidhur me rastin është njoftuar Prokuroi i rastit i cila ka urdhëruar që hetimet e mëtejme të vazhdojnë në drejtim të veprës penale Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’”, deklaroi Zahiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat