E dhimbshme: Vdes punëtori që u rrëzua teksa punonte në një ndërtesë në Mitrovicë

Mitrovica

E dhimbshme: Vdes punëtori që u rrëzua teksa punonte në një ndërtesë në Mitrovicë

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 20:22
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ka vdekur punëtori që u rrëzua dje teksa punonte në një ndërtesë në Mitrovicë.

Ai nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve të rënda që ka marrë.

Burimet në Spital dhe Polici kanë konfirmuar vdekjen e punëtorit E.G, 37 vjeçar.

Sipas mjekëve, ai kishte pësuar tronditje të mëdha në kokë si dhe kishte pasur shumë plagë në trup.

Duhet theksuar se 37 vjeçari ishte duke u trajtuar në QKUK, ku edhe ka vdekur.

Ndryshe, ai po punonte në një objekt në qendër të Mitrovicës që po ndërtohet nga kompania "Afri Universal".

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat