Radhë të gjata në institucionet publike, reagon qytetari: Këtu e shani shtetin, në privat pritni 3 orë e paguani 30 euro

Mitrovica

Radhë të gjata në institucionet publike, reagon qytetari: Këtu e shani shtetin, në privat pritni 3 orë e paguani 30 euro

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 18:04
Mitrovicë

Një qytetar nga Mitrovica ka kritikuar personat që shajnë shtetin teksa presin për shërbime në komunë apo në institucionet shëndetësore.

Agon Gashi ka thënë se qytetarët nuk ankohen kur për këto shërbime presin me orë nëpër institucione private, madje ku paguajnë edhe më shumë.

Sipas tij, duhet kritikuar kjo qasje, para se të kritikohen shërbimet publike.

Shkrimi i plotë:

* Ne komunë me pritë dy minuta, e shanë shtetin me nonë e babë edhe pse s'ka.

* Ne bankë pret 2 ore, e pagun shërbimin edhe në fund i thotë faleminderit.

* Ne ambullantë shtetrore 5 min pret, i thote mjekut, me taksat tona po paguheni,s'jeni ka punoni.

*Në privat pret 3 ore edhe pse ka bo termin, e pagun 30€ kontrrollen edhe i thote a duhet ma shume.

*S'po thom që s'janë për mu kritiku shërbimet publike, vetem thashëpak me kritiku edhe qasjen tonë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat