Hamza: Mitrovicës do t’ia kthejmë perspektivën dhe krenarinë

Mitrovica

Hamza: Mitrovicës do t’ia kthejmë perspektivën dhe krenarinë

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 21:58
Bedri Hamza

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza, sonte është takuar me banorë të Bairit, Vinarcit dhe Koshtovës, për të cilë tha se janë me plot shpresë se ditë më të mira po vijnë.

Hamza ka thënë se qytetit të minatorëve, zejtarëve, sportistëve, artdashësve dhe punëtorëve të zellshëm, do t’ia kthejë perspektivën dhe krenarinë.

“Edhe banorët e Bairit, Vinarcit dhe Koshtovës janë plot shpresë se ditë më të mira po vijnë. Qytetit të minatorëve, zejtarëve, sportistëve, artdashësve dhe punëtorëve të zellshëm, me potencial për zhvillim e punësim, së bashku do t’ia kthejmë perspektivën dhe krenarinë.

Vullnetmirë dhe besimplotë po bashkohemi që ta lartësojmë në çdo aspekt emrin e Mitrovicës sonë!”, ka shkruar Hamza.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat