Hamza: Gara në Mitrovicë mbyllet pa balotazh

Mitrovica

Hamza: Gara në Mitrovicë mbyllet pa balotazh

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 23:05
Bedri Hamza

Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza, i ftuar në një emsion televiziv ka folur për garën në Mitrovicë.

Bedri Hamza ka thënë se nga atmosfera dhe takimet që po zhvillon me qytetarë, organizata, biznese dhe tjerë, gara do të mbyllet pa balotazh.

Ai ka komentuar edhe protestën e VV-së kundër tij, duke e quajtur edhe si liri e secilit, derisa nuk rrezikohet siguria e vendit.

Në Mitrovicë do të qeverisi unë, Agimi apo Armendi, dhe nuk vjen as Hashimi e as Albini me udhëheq me qytetin tonë.

Sa i përket qeverisjes së tij të ardhshme, Hamza ka thënë se në ekipin e tij do të ketë profesionistë edhe jashtë politikës.

Si ministër ai ka përmendur ndihmën e tij për projektet që ka sjellur në Mitrovicë, si: OmniSport, Liqeni Akumulues, Kompleksi Universitar, Fabrika për prodhimin e gypave në gjithë qytetin, të gjitha shkollat në Mitrovicë janë investim i nivelit qëndror duke përfshirë edhe shkollën e Gushavcit.

Edhe rrugët kryesore nëpër Rajonin e Shalës së Bajgorës kanë marrë përkrahjen nga Qeveria e Kosovës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat