Hapet në kohë qendra me e madhe e votimit në veri të Mitrovicës

Mitrovica

Hapet në kohë qendra me e madhe e votimit në veri të Mitrovicës

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 07:23
Hapet në kohë qendra me e madhe e votimit në veri të Mitrovicës

Qendra më e madhe e votimit në veri të Mitrovicës që është shkolla e mesme teknike ‘Mihajllo Petroviq-Allas’, është hapur me kohë për zgjedhjet lokale që po mbahen sot në vendin tonë.

Janë gjithsej 7 qendra në këtë komunë me 23 vendvotime, ndërsa 17 mijë e 721 qytetarë do të kenë mundësi ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

Procesi po zhvillohet normalisht, ndërsa vërehet numër I konsiderueshëm I qytetarëve të cilët kanë dalë në orët e mëngjesit për të votuar.

Ndryshe, Milan Radojeviq i Listës Serbe dhe Erden Atiqi, nga Iniciativa Qytetare Mitrovica, e cila ka bashkuar të gjitha partitë politike shqiptare në këtë pjesë, janë në garë për mandatin e kryetarit që do të udhëheqë me komunën e Mitrovicës Veriore në katër vitet e ardhshme. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat