Votat e diasporës për Mitrovicën, kush merr më shumë përkrahje

Mitrovica

Votat e diasporës për Mitrovicën, kush merr më shumë përkrahje

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 18:31
Foto ilustrim

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar votat që kanë ardhur nga jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Në Komunën e Mitrovicës në bazë të dhënave të KQZ-së ka pasur pak interesim nga diaspora për të votuar për kryetar të komunës.

Megjithatë, nga 128 votat e ardhura nga diaspora, më së shumti përkrahje ka marrë kandidati i LVV-së Agim Bahtiri.

Agim Bahtiri i LVV-së ka marrë 69 vota

Bedri Hamza i PDK-së ka marrë 40 vota

Armend Agolli i LDK-së ka marrë 19 vota

Votat e diasporës nuk do ta ndryshojnë shumë rezultatin pasi nga votat e rregullta për kryetar komune Bedri Hamza i PDK-së ka marrë mbi 53,86% të votave duke fituar garën pa shkuar në balotazh.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat