Aktakuzë për të dyshuarin për vrasjen në Tregun e Gjelbërt

Mitrovica

Aktakuzë për të dyshuarin për vrasjen në Tregun e Gjelbërt

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 16:41
Mitrovicë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë për Sh.A sepse i njëjti kishte vrarë  me dashje të ndjerin V.F. Rasti ka ndodhur te Tregu i Gjelbërt në Mitrovicë më 17 prill të këtij viti.

“Prokuroria njofton opinionin se me datë 17 prill 2021, rreth orës 12 e 40 minuta në brendi të Tregut të Gjelbër në Mitrovicë, i pandehuri me dashje ka privuar nga jeta të ndjerin V.F., në atë mënyrë që pas një fjalosje verbale lidhur me rritjen e fidanit të fikut vije deri tek konflikti fizik, ku së pari i ndjeri e godet me gërshërë të pandehurin në kokë dhe i shkakton plagë shqyese në regjionin e kokës, ndërkaq i pandehuri Sh.A., nxjerr revolen dhe e godet viktimën i cili ndërron jetë si pasojë e dëmtimeve të marra.”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë.

Tutje bëhej e ditur se si pasojë e të shtënave të të pandehurit janë plagosur edhe L.F., si dhe kalimtari i rastit A.A.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, kundër të pandehurit Sh.A., në drejtim të veprës penale “Vrasja e rëndë”, nga neni 173 paragrafi 1 pika 1.5 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).”

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat