Komuna e Mitrovicës pranon donacion një veturë të re nga organizata Danish Refugee Council

Mitrovica

Komuna e Mitrovicës pranon donacion një veturë të re nga organizata Danish Refugee Council

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 15:25
Pamje nga takimi

Kryetari i komunës, Bedri Hamza, sot ka pritur në takim përfaqësues nga organizata Danish Refugee Council (DRC), znj. Anna Radchenko, menaxhere e projektit në DRC – Mitrovicë,  Agron Deda, zyrtar i projektit në DRC si dhe Armend Baftiu, udhëheqës i zyrës së Prokurimit në DRC.

Qëllimi i këtij takimi ishte dorëzim- pranimi i një veture të re donacion ky i ardhur nga organizata Danish Refugee Council (DRC), veturë kjo e cila do të shërbejë për nevojat e Komunës së Mitrovicës në ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

Me këtë rast, kryetari i komunës, Bedri Hamza, ka falënderuar për bashkëpunim organizatën DRC, si dhe taksapaguesit e vendeve të donatorëve, të cilët me taksat e tyre po kontribuojnë në zhvillimin e komunës.

Po ashtu gjatë takimit kryetari Hamza dhe përfaqësuesit e DRC-së biseduan edhe për projekte tjera të cilat do të jenë në shërbim të qytetarëve.

Image
Komuna e Mitrovicës pranon donacion një veturë të re nga organizata Danish Refugee Council
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat