KRU Mitrovica thirrje qytetarëve që të paguajnë faturat

Mitrovica

KRU Mitrovica thirrje qytetarëve që të paguajnë faturat

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 11:52
Foto ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica”, iu ka bërë thirrje qytetarëve që të paguajnë borxhin për faturat e ujit pasi kanë borxh prej 211 mijë eurosh ndaj KESCO-s për rrymën e shfrytëzuar përmes mjeteve të inkasuara për shërbimet e ujit të pijes dhe mirëmbajtjen e rrjetit të kanalizimit.

“Mospagesa e rregullt e faturave të ujit dhe akumulimi i borxheve tuaja ndaj ujësjellësit,  në vazhdimësi po na sjell vështërsi në afarizmin tonë të suksesshëm, kur dihet fakti se KRU “Mitrovica” aktivitetin e saj të plotë e zhvillon përmes mjeteve të inkasuara për shërbimet e ujit të pijes dhe mirëmbajtjen e rrjetit të kanalizimit”, ka shkruar KRU Mitrovica në një postim në Facebook.

“Në këtë vazhdë, si pasojë e mos kryerjes së obligimeve tona ndaj KESCO, ne do të shkyçmi nga rrjeti Elektro-energjetik nëse deri më datë 13.12.2021 nuk bëjmë pagesën e faturës në vlerë prej 211.029,97€ për energjinë elektrike të shfrytëzuar për përpunimin dhe trajtimin e ujit në Impiantin e Trajtimit në Shipol”, thuhet tutje në postim.

“Shkyçja e Impiantit për Trajtimin e Ujit të Pijes në Shipol nga rrjeti Elektro-energjetik nënkupton që popullata e furnizuar me ujë të pijes nga ujësjellësi do të mbetet pa furnizim me ujë të pijes”.

“Prandaj, APELOJM që secili konsumatorë i ujësjellësit i cili ka borxhe të pa shlyera ndaj ujësjellësit, të bëjë pagesën sa më parë në mënyrë që mos të ballafaqohemi me një situatë të pakëndshme  të mungesës së ujit të pijes”.

“Shpresojmë që secili nga ne të kuptojë rëndësinë e situatës në të cilën ndodhemi dhe secili nga ne të reflektoj pozitivisht dhe në fund të fundit ta kuptojmë se edhe uji (sikurse çdo produkt tjetër) ka koston e tij të përpunimit dhe trajtimit dhe se i njëjti duhet paguar rregullisht dhe në vazhdimësi”.

“Mbesim me shpresë se thirrja jonë do të hasë në mirëkuptimin tuaj dhe se vetëm bashkërisht mund të ia dalim”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat