Komuna e Mitrovicës me një mori aktivitetesh kundër dhunës ndaj grave

Mitrovica

Komuna e Mitrovicës me një mori aktivitetesh kundër dhunës ndaj grave

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 12:57
Komuna e Mitrovicës me një mori aktivitetesh kundër dhunës ndaj grave

Si çdo vjet, duke kontribuar për 16 Ditët e aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore, edhe në këtë vit Komuna e Mitrovicës respektivisht Zyra për Barazi Gjinore, në bashkëpunim me OJQ-të, MWHAR- Asosacioni i grave për të drejtat e njeriut, “Mundësia”, IADK dhe “Medika Gjakova” përgjatë këtyre 16 ditëve kanë organizuar aktivitete të ndryshme me qëllim të ngritjes së vetëdijes për çështjen e dhunës ndaj grave.

Njoftimi:

Në kuadër të aktiviteteve janë mbajtur edhe disa tryeza me akterët relevantë të kësaj çështje, të cilët kanë diskutuar mbi destigmatizimin dhe qasjen sensitive ndaj të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, si dhe angazhimin e institucioneve së bashku me shoqërinë civile mbi nxitjen e raportimit të dhunës dhe sjelljes para drejtësisë të agresorëve.

Koordinatorja e Mekanizmit kundër dhunës në familje, Besa Veseli, anëtarët e tjerë të këtij mekanizmi, dhe pjesëmarrësit tjerë në këto takime janë zotuar për angazhim edhe më të madh për të mbrojtur të drejtat e grave dhe vajzave dhe për një jetë pa dhunë, duke vlerësuar se bashkëpunimi mes këtyre akterëve është thelbësor për të dërguar proceset përpara.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat