Komuna e Mitrovicës nënshkruan marrëveshje të mirëkuptimit me UNDP-në për fillimin e projektit “ReLOaD2”

Mitrovica

Komuna e Mitrovicës nënshkruan marrëveshje të mirëkuptimit me UNDP-në për fillimin e projektit “ReLOaD2”

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 16:48
Komuna e Mitrovicës nënshkruan marrëveshje të mirëkuptimit me UNDP-në për fillimin e projektit “ReLOaD2”

Sot është mbajtur ceremonia solemne e nënshkrimit të memorandumeve të mirëkuptimit mes shtatë Komunave të Kosovës dhe UNDP-së, në kuadër të fillimit të projektit “Programi Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor 2”(ReLOaD2), i financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNDP.

Në mesin e komunave të përzgjedhura fituese në fazën e dytë të projektit “ReLOaD2” (2021-2024) është edhe Komuna e Mitrovicës, si një nga 7 komunat partnere për të bashkëpunuar me UNDP-në.

Në këtë ceremoni mori pjesë nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, ku të pranishëm ishin edhe znj. Maria Suokko, përfaqësuese e përhershme e UNDP-së në Kosovë, znj. Hillen Francke, përfaqësuese nga Zyra e BE-së në Kosovë, përfaqësues nga MAPL-ja, Asosacioni i Komunave të Kosovës, si dhe përfaqësues nga komunat tjera përfituese.

Me këtë rast, nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, ka nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit për projektin “Programi Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor 2”, duke konfirmuar kështu përkushtimin e përbashkët të Komunës me UNDP-në drejt përmirësimit të bashkëpunimit ndërmjet komunave, organizatave të shoqërisë civile dhe rinisë.

Vlen të potencohet se projekti “ReLOaD2” do të mbështes Komunën e Mitrovicës me aktivitete për ngritjen e kapaciteteve të stafit, asistencë teknike gjatë zbatimit të thirrjeve publike të pavarura dhe për fuqizimin e rinisë në territorin e Mitrovicës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat