Nënkryetari Tahiri viziton bibliotekën e qytetit “Latif Berisha”

Mitrovica

Nënkryetari Tahiri viziton bibliotekën e qytetit “Latif Berisha”

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 15:41
Pamje nga vendi i ngjarjes

Nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, i shoqëruar nga kryetari i Forumit Rinor Lokal, Liridon Kurti, sot kanë vizituar ambientet e bibliotekës së qytetit “Latif Berisha”, ku janë pritur nga përgjegjësja e bibliotekës, znj.Mejreme Xhemajli.

Më këtë rast, nënkryetari Tahiri theksoj se arsyeja e kësaj vizite është që të njoftohet më shumë lidhur me kushtet e punës që biblioteka e qytetit ofron për lexuesit e Mitrovicës.

Ndërsa, znj.Mejreme Xhemajli, në cilësi të përgjegjëses së bibliotekës, ka thënë se ndonëse biblioteka është e vendosur në një objekt të ri e modern, nuk ka pasur ngrohje të vazhdueshme në biblioteke, për çka shpreson që sa më shpejtë të bëhet edhe një zgjidhje.

Kurse, nënkryetari Tahiri, ka potencuar se komuna është duke shikuar të gjitha alternativat që në bashkëpunim me organizata të ndryshme, të gjejë mundësin e ndërtimit të një objekti të ri të bibliotekës, e cila do të ketë inventarë adekuat, dhoma moderne të leximit, kënde rekreative për lexues të rinj si dhe të ofrojë kushte moderne për nxënësit, studentët dhe të gjithë ata të cilët e frekuentojnë bibliotekën.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes

 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat