Shqiptarët e Kroit të Vitakut katër ditë pa rrymë, thonë se s’po merret kush me ta

Mitrovica

Shqiptarët e Kroit të Vitakut katër ditë pa rrymë, thonë se s’po merret kush me ta

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 20:33
Foto ilustrim

Banorët e lagjes Kroi i Vitakut në Mitrovicë kanë katër ditë që nuk kanë rrymë, pasi u është djegur trafoja.

Sipas tyre, kjo nuk është hera e parë që e kanë këtë problem, i cili edhe po ua vështirëson jetesën në pjesën veriore.

“Jena duke jetu në kushte mizore, në kushte të vështira. Ndërtim nuk ka, kthim të shqiptarëve nuk ka, rrymë nuk ka, punësim nuk ka”, thotë Nazmi Ismajli, kryetar i Këshillit të Veriut.

Lidhur me këtë çështje, banorët të udhëhequr nga Skënder Sadiku, i cili është zëvendëskryesues në komunën e Mitrovicës së Veriut, kanë kërkuar ndihmë në komunë.

Ky i fundit, përmes telefonit, i tha Klan Kosovës se komuna nuk ka mjete për rregullimin e trafos dhe se e vetmja zgjidhje mbetet që banorët të mbledhin para dhe ta rregullojnë në mënyrë vetanake.

Pa rrymë kanë mbetur rreth 60 familje shqiptare, të cilat kanë qenë të lidhura në këtë trafo, derisa ato serbe e kanë një trafo të veçantë dhe kanë rrymë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat