Veriu i Mitrovicës plot me drita

Mitrovica

Veriu i Mitrovicës plot me drita

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 00:30
Pamje nga Mitrovica

KEDS ka njoftuar se nga sot do të ketë reduktime të rrymës si pasojë e krizës energjetike. Ndërprerje të rrymës ka edhe në Mitrovicë, por veriu i qytetit shihet plot me drita.

Kompania e shpërndarjes së energjisë në Kosovë (KEDS) njoftoi se nga sot se do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në mbarë vendin, si pasojë e prodhimit të ulët vendor dhe çmimeve të larta të importit të energjisë.

Reduktimet kanë prekur edhe Mitrovicën, por në një fotografi nga jugu i qytetit, veriu i Mitrovicës shihet plot me drita.

Lidhur me këtë çështje ka raportuar edhe media lokale atje Jepi Zë.

Ndërkohë media ka tentuar të marrë përgjigje nga KEDS-i lidhur me këtë çështje, por nuk ka qenë i qasshëm.

E qeveria ia ka lënë fajet shpenzimeve të mëdha të energjisë elektrike dhe krizës energjetike në botë. Ajo ka ndarë 20 milionë euro javën që shkoi për importim të energjisë nga jashtë, por që kryeministri Albin Kurti është ankuar se edhe atje është rritur çmimi.

Lajmi për fillimin e reduktimeve në Kosovë ka bërë jehonë edhe nëpër mediat botërore.

Agjencia e lajmeve Reuters ka shkruar sot se shteti me 1.8 milionë banorë tani po importon rreth 40 për qind të nevojave për energji elektrike. Konsumi i energjisë është rritur, pasi në dimër shumica e konsumatorëve e përdorin atë për ngrohje.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat