Një familje bëhet me shtëpi në Shipol të Mitrovicës

Mitrovica

Një familje bëhet me shtëpi në Shipol të Mitrovicës

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 15:24
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në prag të festave të fundvitit një familje në Shipol të Mitrovicës sot është bërë me shtëpi të re, falë ndihmës së Komunës së Mitrovicës dhe Kompanisë së derivateve “Petrol Company”.

Me këtë rast, nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, dhe drejtori i “Petrol Company”, Shkëlzen Jusaj, sot kanë dhuruar çelësat e shtëpisë së re për familjen Hajzeraj në Shipol të Mitrovicës, e cila deri më tani ka jetuar në kushte mjaft të vështira.

Kjo shtëpi është ndërtuar falë iniciativës së Kompanisë së derivateve “Petrol Company”, derisa Komuna e Mitrovicës ka ndihmuar me material ndërtimor në vlerë prej afër 6 mijë e 300 euro.

I lumtur që më në fund ka një shtëpi për fëmijët e tij u shpreh kryefamiljari i cili falënderoi kompaninë në fjalë, si dhe Komunën e Mitrovicës që u kanë mundësuar ndërtimin e shtëpisë.

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat