Ndihmohen pesëmbëdhjetë familje mitrovicase me pako ushqimore, veshmbathje dhe lodra për fëmijë

Mitrovica

Ndihmohen pesëmbëdhjetë familje mitrovicase me pako ushqimore, veshmbathje dhe lodra për fëmijë

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 18:20
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në prag të festave të fundvitit, Regjimenti KFOR - MSU Karabinieri kanë ndihmuar pesëmbëdhjetë familje mitrovicase me gjendje të rëndë ekonomike që marrin asistencë sociale duke i mbështetur me pako ushqimore, veshmbathje dhe lodra për fëmijë.

Këtij aktiviteti humanitar të Regjimentit të KFOR - MSU Karabinieri i është bashkangjitur edhe kryetari i komunës, Bedri Hamza, si dhe komandanti i karabinierëve, kolonel Stefano Fedele.

Kryetari Hamza, ka falënderuar karabinierët italianë, për misionin e tyre që po e zhvillojnë në Kosovë, duke u shprehur mirënjohës ndaj popullit italian të cilët janë miq të mirë të Kosovës dhe mbështetës të fortë në rrugën tonë drejt zhvillimit ekonomik të vendit.

“Falënderoj komandantin Fedele dhe bashkëpunëtorët e tij për misionin e tyre të shenjtë në Kosovë, njëkohësisht u jam mirënjohës popullit italian të cilët me parat dhe taksat e tyre po kontribuojnë në zhvillimin dhe ndërtimin e vendit tonë”, ka thënë kryetari Hamza.

Ndërsa, komandanti i Regjimentit KFOR - MSU Karabinieri, kolonel Stefano Fedele, bëri të ditur se ndihet shumë i lumtur që pikërisht në Mitrovicë, po ndihmohen këto familje me dëshirën që në prag të festave të fundvitit në çdo familje të ketë gëzim e lumturi.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat