Kërkohet caktimi i paraburgimit për vrasjen e mbrëmshme në Mitrovicë

Mitrovica

Kërkohet caktimi i paraburgimit për vrasjen e mbrëmshme në Mitrovicë

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 17:26
Prokuroria Themelore në Mitrovicë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë  - Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për dy të ndaluarit me iniciale G.R., dhe M.H., për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale “Grabitja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Të njëjtit, natën e mbrëmshme me datë 28 dhjetor 2021, gjatë grabitjes së një dyqani ushqimor në rrugën “Mbretëresha Teutë“ në Mitrovicë, kanë privuar nga jeta pronarin e dyqanit me iniciale A.M.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit gjenden në ndalim 48 orësh, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Seanca për caktimin e paraburgimit për të ndaluarit pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat