Banorët e Mramorit kërkojnë që në rrugën ku ndodhi vetaksidenti të vendosen mbrojtëse

Mitrovica

Banorët e Mramorit kërkojnë që në rrugën ku ndodhi vetaksidenti të vendosen mbrojtëse

Më: 7 janar 2022 Në ora: 00:12
Foto ilustrim

Një vetaksident ka ndodhur sonte në fshatin Mramor të Prishtinës, ku si pasojë, tre persona kanë pësuar lëndime.

Në lidhje me këtë, Muhamet Gashi, banor i këtij fshati, ka kërkuar nga organet kompetente që në atë pjesë të rrugës të vendosen disa mbrojtëse, pasi sipas tij, ka pasur raste kur aksidentet në atë pjesë kanë përfunduar edhe me fatalitet.

“Si banorë të këtij vendi, jemi mobilizuar për t’i dalë në ndihmë kësaj veture. Por, organet kompetente, të cilave u takon t’i vendosin disa mbrojtëse në këtë rrugë, nuk e kanë bërë, ku edhe ne si banorë kemi bërë kërkesë që të bëhen disa mbrojtëse, pasi që ka dikush edhe e ka humbur jetën para disa viteve këtu”, është shprehur Gashi.

Kujtojmë se vetura e cila është vetaksidentuar ka përfunduar në lumë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat