Komuna e Mitrovicës kërkon nga bizneset që t’i lirojnë hapësirat publike

Mitrovica

Komuna e Mitrovicës kërkon nga bizneset që t’i lirojnë hapësirat publike

Më: 7 janar 2022 Në ora: 15:53
Bedri Hamza

Komuna e Mitrovicës ka paralajmëruar bizneset që t’i lirojnë hapësirat publike.

Sipas njoftimit të Komunës kjo po bëhet me qëllim që këmbësoret të qarkullojnë sigurt.

“Me qëllim të lirimit të hapësirave publike dhe krijimit të kushteve për qarkullim të sigurt të këmbësorëve në trotuare si dhe ruajtjen e mallrave duke u bazuar në Rregulloren Komunale për kriteret për vendosjen e objekteve të përkohshme në hapësira publike Nr. 01/2016 dhe ligjet tjera përkatëse, subjektet afariste të cilat veprimtarin e tyre tregtare e zhvillojnë në pjesën urbane të qytetit, nga data 17.01.2022 u ndalohet ekspozimi i mallrave para lokaleve si dhe vendosja e frigoriferëve pa leje në hapësira publike, thuhet në njoftimin e Komunës.

Drejtoria e Inspeksionit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do të ndërmarr të gjitha masat e parapara ligjore për lirimin e hapësirave publike.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat